Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-06-2021

Nën moduli – KEDNJ, sesioni i katërt, tema - “Neni 4 i Protokollit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”

Më 03 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ KEDNJ ” me z. Skender Çoçaj, kryesues në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Në kuadër të kësaj teme janë  trajtuar nën temat: Parimi “ne bis in idem”, dhe konventa për zbatimin e marrëveshjes shengen dhe parimi “ne bis idem” në legjislacionin e Republikës së Kosovës.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me anë të rasteve praktike si dhe me metodën e diskutimeve për çështjet e nenit 4 të KEDNJ-së. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :