Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-06-2021

Nën moduli – E drejta administrative, sesioni i tetë, tema - “ Konflikti administrativ ”

Më 03 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është  realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E Drejta administrative” me trajnues z. Hasan Shala, Kryetar në Gjykatën Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë trajtuar këto nën tema: Konflikti administrativ në kuptimin formal dhe material, objekti i konfliktit administrativ-akti administrativ dhe aktet administrative ndaj të cilave nuk mund të zhvillohet konflikti administrativ.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike duke  trajtuar problemet dhe sfidat në praktikë. Trajnimi është  realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :