Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-06-2021

Nën moduli – “Ndërmjetësimi në lëmine civile”, sesioni i parë – tema, “Ndërmjetësimi në Kontestet Civile”

Më 08 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është  realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese  z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues nga nën moduli “Ndërmjetësimi në lëmine civile”  janë  trajtuar: Roli dhe rëndësia e gjyqtarit në zhvillimin e ndërmjetësimit, natyra e rasteve civile që mund të zgjidhen përmes ndërmjetësimit, ndërmjetësimi i detyrueshëm, e drejta për të iniciuar procedurën e ndërmjetësimit, fillimi i procedurës së ndërmjetësimit, zhvillimi i procedurës së ndërmjetësimit, efektet e marrëveshjes së aritur në ndërmjetësim dhe ndërmjetësimi në kontestet ekonomike.

Metodologjia e trajnimit është  zbatuar me raste praktike  dhe me anë të metodës së bashkëbisedimi duke diskutuar çështjet e lartë cekura. Trajnimi u realizua në mënyrë fizike në Akademi dhe ne kohë reale edhe në platformën “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :