Më 10 Qershor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Mjetet për sigurimin e ekzekutimit të kontratave”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe Isa Shala, Përmbarues Privat.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve me procedurën gjyqësore lidhur me mjetet për sigurimin e ekzekutimit te kontratave.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtar nga Gjykata Supreme e Dhomës së Posaçme, Gjykata e Apelit si dhe gjyqtar nga Gjykatat Themelore.
10-06-2021