Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-06-2021

Risitë në kompetencat dhe strukturën organizative dhe menaxheriale në sistemin prokuror

Më 11 qershor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin me temë “  Risitë në kompetencat  dhe strukturën organizative  dhe menaxheriale  në  sistemin prokuror” online përmes platformës zomm.

Trajnues i angzhuar në këtë trajnim ishte: z. Bahri Hyseni, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi që përmes temave konkrete të njoftojë stafin administrativ të prokurorive me kompetencat, strukturën organizative, mandatin dhe kornizën ligjore të sistemit prokurorial.

Metodologjia e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Zyrtarët ligjorë.

Shpërndaje :