Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-06-2021

Nën moduli – “E drejta trashëgimore”, sesioni i katërt – tema “Kalimi i pasurisë trashëgimore te trashëgimtarët”

Më 11 qershor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është  realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese  z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të sesionit të fundit nga nën moduli “E drejta trashëgimore”  janë  trajtuar këto nën tema: Procedura për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore, parimet e procedurës së shqyrtimit të trashëgimisë, kompetenca vendore, lëndore funksionale dhe ndërkombëtare,dhe përgatitja e seancës trashëgimore.

Metodologjia e trajnimit është  zbatuar me anë rasteve praktike dhe me metodën interaktive duke shtjelluar çështjet e lartëcekura. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademi. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :