Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-06-2021

Trajnim për mbrojtjen e gazetarëve

Më 17-18 Qershor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me projektin e JUFREX -  Përforcimi i ekspertizës gjyqësore për lirinë e medias në Evropën Juglindore është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Trajnim për mbrojtjen e gazetarëve”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. Habibe Salihu, prokurore në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe z. Sulltan Dobraj,  gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë, dega Deçan dhe znj. Flutura Kusari, Eksperte e Këshillit të Evropës,

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me rolin, strukturën dhe detyrimet pozitive nga neni 10 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (KEDNJ).  

Metodologjia e trajnimit është duke u bazuar në raste studimore nga praktika gjyqësore e GJEDN, duke u shoqëruar me diskutime interaktive nga pjesëmarrësit.

Përfitues të këtij trajnimi janë prokurorë nga Prokuroritë Themelore si dhe zyrtar nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje :