Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-06-2021

Program i Specializuar Trajnimi Krimi Kibernetik Sesioni II

Më 29-30 Qershor 2021 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP-në, në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme kanë realizuar trajnimin me temë “Program i Specializuar Trajnimi Krimi Kibernetik Sesioni II”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Ikramije Bojaxhiu, Prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Laura Pula, prokurore në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Fadil Abdyli, Shef i Sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike, ne Policinë e Kosovës.            

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me Krimet që kryhen përmes sistemeve kompjuterike, njihen si krime kibernetike ose krime të teknologjisë së lartë. Referuar kësaj, është e domosdoshme që në vazhdimësi të punohet në ndërtimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit për ballafaqim me këtë dukuri negative.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të Apelit dhe niveli Themelor.

Shpërndaje :