Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-01-2014

Tryezë Pune:“ Shqyrtimi fillestar, shqyrtimi i dytë dhe shqyrtimi gjyqësor”

Më 30 janar 2014, është realizuar sesioni trajnues i radhës në kuadër të programit trajnues nga lëmia penale.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet rreth shqyrtimit fillestar shqyrtimit të dytë dhe  shqyrtimit gjyqësorë të cilat përbëjnë faza të rëndësishme procedurale. Vështrimi përmbajtjesor dhe analitik i këtyre fazave procedurale ishte i një rëndësie të veçantë, ngase këto faza kërkojnë përkushtim dhe profesionalizëm nga ana gjyqtarëve dhe prokurorëve. Trajnimi u shoqërua me raste studimi nga praktika gjyqësore, me qëllim të evitimit të problemeve të cilat shfaqen në praktik.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të Gjykatave Themelore dhe prokurorë të Prokurorive Themelore nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe Departamenti i Përgjithshëm nga të gjitha regjionet e  Kosovës.

Shpërndaje :