Më 06-07 Korrik 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin me temë “Program i Specializuar Trajnimi Ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi Sesioni II”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: - Prof.Ass.Dr. Vilard Bytyqi, Profesor në Fakultetin e Sigurisë Publike, Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe - Dr.Sc. Samedin Mehmeti, Profesor në Fakultetin e Sigurisë Publike, Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me parandalimin dhe luftimin e terrorizmit që vazhdon të mbetet një ndër prioritetet kryesore strategjike të Republikës së Kosovës.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatave Themelore.
06-07-2021