Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-02-2014

Tryezë pune “Shpronësimi dhe kompensimi për shpronësim”

Më 06 shkurt 2014, është realizuar sesioni trajnues i radhës në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme nga lëmia civile lidhur me temën shpronësimi dhe kompensimi për shpronësim.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet lidhur me shpronësimin dhe kompensimin për shpronësim, kushtet paraprake për shpronësim, rastet kur organ shpronësues është Komuna, rastet kur organ shpronësues është Qeveria, si dhe analizimi i kushteve paraprake për shpronësim.

Trajnimi u shoqërua me raste studimi nga praktika gjyqësore me qëllim të evitimit të problemeve të cilat shfaqen në praktikë.

Në këtë trajnim përveç trajnuesve nga radhët e gjyqtarëve IGJK ka ftuar edhe përfaqësues të Departamentit të Tatimit në Pronë në kuadër të MEF-it, me qëllim të shkëmbimit të përvojave të përbashkëta lidhur me zbatimin e dispozitave ligjore në procedurën e shpronësimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e Gjykatave Themelore, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :