Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-02-2014

Trajnim "Shkrimi dhe arsyetimi gjyqësor"

Më 12 shkurt 2014, IGJK në kuadër të programit për profesionistët tjerë të sistemit të gjyqësisë dhe prokurorisë u organizua një trajnim me temë “Shkrimi dhe arsyetimi gjyqësor”.  

Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të hartimit dhe arsyetimit plotë të vendimeve gjyqësore përmes zbatimit të metodës IRAC si në rastet penale ashtu edhe në ato civile.

Me rastin e këtij trajnimi u prezantua dhe u diskutua për përmbajtjen dhe rëndësinë e shkrimit dhe arsyetimit gjyqësor, pjesët e aktgjykimit dhe për teknikat e hartimit dhe arsyetimit gjyqësor.   Gjatë trajnimit u vunë në pah të metat sa i përket arsyetimit të vendimeve si në lëmin penale ashtu edhe në atë civile në praktikë dhe në këtë aspekt u dhanë informata të rëndësishme për evitimin e tyre.  

Në pjesën e pasdites nga rastet e prezantuara si në fushën civile ashtu edhe në atë penale pjesëmarrësit vlerësuan mundësinë e zbatimit të metodës IRAC në zgjidhjen e çështjeve gjyqësore.                         

­­­­Përfitues të këtij trajnimi ishin bashkëpunëtorët profesional të Gjykatave dhe Prokurorive të Kosovës.

Shpërndaje :