Me 3 prill 2014, IGJK organizon trajnimin për gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor dhe të apelit si dhe prokurorët special lidhur me temën “Integriteti në gjyqësor si kusht për fitimin e besimit të publikut”.
Gjatë këtij trajnimi do të shtjellohen këto tema: Parimi i pavarësisë dhe paanësisë- faktorët që cenojnë këto parime, profesionalizmi, integriteti dhe dinjiteti moral i gjyqtarit/ prokurorit, faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që zbehin besimin e publikut.
03-04-2014