Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-04-2014

Ligjëratë e Ambasadorëve të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe para kandidatëve të ardhshëm për gjyqtarë dhe prokurorë

Sot me 3 prill 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës pret për vizitë Ambasadorin e Gjermanisë dhe Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Me këtë rast ambasadorët do të mbajnë nga një ligjëratë para kandidatëve të ardhshëm për gjyqtarë dhe prokurorë.

Temat të cilave do tu qasen ambasadorët kanë të bëjnë me pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit, ndikimin e ngritjes së kapaciteteve të kandidatëve në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe ndaj gjyqësorit. 

Këto ligjërata pritet ti motivojnë kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë në angazhimin e tyre gjatë kohës sa ndjekin trajnimin fillestar në Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe në veçanti pas emërimit të tyre.

Shpërndaje :