Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-04-2014

Tryezë pune “Mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike (civile)”

Më 10 prill 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar sesionin trajnues nga lëmia civile me temën e lartshënuar.

Gjatë kësaj tryeze  u trajtuan temat në lidhje me mjetet e rregullta juridike si:  ankesa kundër aktvendimit dhe aktgjykimit, shkaqet e atakimit te vendimeve, shkeljet e ligjit material, shkeljet në procedurën civile si dhe vërtetimi i gabuar i gjendjes faktike.

Në fokus të kësaj tryeze ishin mjetet e jashtëzakonshme juridike si revizioni kundër aktgjykimit dhe ai kundër aktvendimit, kërkesa për përsëritjen e procedurës, raporti në mes të revizionit dhe kërkesës për përsëritjen e procedurës dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Trajnimi u shoqërua me raste studimi nga praktika gjyqësore të cilat kishin për qëllim që të mbështesnin gjyqtarët dhe në evitimin e problemeve të cilat shfaqen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :