Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-05-2014

Tryezë pune: “Ligji për procedurën përmbarimore – aspektet praktike të zbatimit të tij në kuadër të departamentit për çështje ekonomike ”

Më 29 prill 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar sesionin trajnues nga lëmia civile me temën e lartshënuar.

Gjatë kësaj tryeze  u trajtuan temat në lidhje me risitë e Ligjit për Procedurën Përmbarimore si:  përmbarimi në aksionet dhe pjesët e shoqërive tregtare, identifikimi, vlerësimi dhe shitja e letrave me vlerë të debitorit; identifikimi, vlerësimi dhe shitja e pasurive së debitorit në shoqërinë tregtare; shuarja e shoqërive tregtare, ndryshimet statusore të tyre dhe reflektimet në rastet përmbarimore. Me këtë rast në veçanti u trajtua përmbarimi i vendimeve të arbitrazhit.

Trajnimi u shoqërua me raste studimi nga praktika gjyqësore të cilat kishin për qëllim që të mbështesnin gjyqtarët në zgjidhjen e dilemave praktike në këtë aspekt në funksion të zgjidhjes më efikase të rasteve përmbarimore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë civilist dhe bashkëpunëtor profesional të nivelit themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :