Me 27 – 29 maj, në Budva, është realizuar punëtoria për zhvillimin e kurrikulës për profesionistët gjyqësor në fushën e trafikimit me njerëz. Punëtoria është organizuar nga UNODC dhe Qendra e Trajnimit Gjyqësor në Mal të Zi.
Qëllimi i punëtorisë ishte zhvillimi i një kurrikule të trajnimeve në sferën e trafikimit me njerëz për profesionistët gjyqësor të vendeve të Evropës Juglindore.
Në kuadër të punëtorisë, përmes demonstrimit të rasteve konkrete u prezantuan metoda të ndryshme interaktive për mbajtjen e këtyre trajnimeve. U elaboruan një numër i parimeve pedagogjike për trajtimin e temave në fushën e trafikimit me njerëz, si ‘taksomonia e blumit’, etj.
Gjatë punëtorisë u analizuan rastet që mund të përdoren në trajnimet regjionale, specifikat që duhet të përmbajnë e në veçanti konceptet që duhet analizuar në secilin rast si ‘vlerësimi i rrezikut’, ‘hetimi’, ‘intervistat’, ‘teknikat’, ‘ekzaminimi i skenës së krimit’, ‘kundërvënien e strategjisë së mbrojtjes’ dhe ‘legjislacionin vendor’.
Mbështetur në këtë kurrikulë do të organizohen dhe trajnimet me përfaqësues nga të gjitha vendet e regjionit.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues të institucioneve të trajnimit gjyqësor të vendeve të regjionit si dhe gjyqtarë dhe prokurorë nga këto vende.
02-06-2014