Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-07-2021

Takim me Kryetarët e Gjykatave Themelore

Më 26 Korrik 2021, Drejtori i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu së bashku me Stafin  e Programit, kanë realizuar takim virtual përmes platformës Zoom me Kryetarët e Gjykatave Themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Akademia e Drejtësisë është në proces të vlerësimit të nevojave trajnuese për hartimin e Programit Trajnues 2022 dhe si rezultat ka filluar me zbatimin e njërit prej mekanizmave për vlerësim të nevojave trajnues siç është takimi me kryetar të gjykatave.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi, identifikimi i nevojave trajnues sa me reale si dhe mbledhja e  informacioneve tjera shtese rreth metodologjisë trajnues që së bashku me indikatorët tjerë do të jenë përcaktuese për Programin Trajnues për vitin 2022.

Pjesëmarrës në takim ishin Kryetarët e Gjykatave Themelore nga regjionet e ndryshme të Kosovës si dhe gjyqtari Mbikëqyrës i Gjykatës Themelore në Gjilan, Dega në Kamenicë.

Shpërndaje :