Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e KE-së iPROCEEDS-2, janë duke realizuar punëtorinë për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar.
Qëllimi i punëtorisë është të vlerësoj dhe të përmirësoj procedurën lidhur me Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar. Për ketë arsyeja projekti është duke i takuar të gjithë partnerët e iPROCEEDS-2 duke u përpjekë të i identifikojnë se cilat janë problemet, por edhe cilat janë praktikat më të mira në ketë fushë.
Si rezultat përfundimtar i punëtorive, ekspertët do të hartojnë një raport kompleks me udhëzime për një procedurë efikase për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar. Ky raport do të diskutohet në një takim të radhës në fund të muajit tetorit.
Në punëtori u trajtuan pikat e mëposhtme të interesit si:
Gjatë punëtorisë pjesëmarrësve ju ofrua prezantime të shkëlqyera mbi praktikat më të mira që lidhen me Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar si dhe disa metoda joformale të bashkëpunimit ndërkombëtar që mund të forcojnë bashkëpunimin.
Pjesëmarrës në punëtori ishin prokuror nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Themelore në Pejë, si dhe zyrtare nga Ministria e Drejtësisë.
26-08-2021