Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-09-2021

Takimi i III i grupit punues për doracakun e praktikave më të mira për ndihmën juridike falas

Me 09 shtator 2021, në mbështetje të USAID-it, përkatësisht projektit “Justice Activity” përmes platëformes online "ZOOM", është realizuar takimi i radhës së grupit punues për zhvillimin e doracakut i cili do të përfshijë praktikat më të mira të ndihmës juridike falas.

Duke ju uruar mirëseardhje pjesëmarrësve në takim Drejtori i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu edhe njëherë theksoi rëndësinë e takimit në të cilin u diskutua nevoja për hartimin e doracakut, qëllimi i së cilës është të lehtësoi dhe përmirësoi shërbimet e ofrimit të ndihmës juridike falas zyrtarëve të Agjencisë për ndihmë juridike falas si dhe akterëve  tjerë të OJQ-ve që me punën e tyre ofrojnë ndihmë juridike për qytetarët.

Në takim ishte prezent edhe eksperti i angazhuar nga USAID për hartimin e këtij doracaku z. Mark Wiliams si dhe përfaqësues nga Agjencioni për Ndihmë Juridike Falas, OJQ-të si CLARD, IKD, ACDC, përfaqësues nga Akademia e Drejtësisë si dhe nga projekti i USAID-it.

Gjatë takimit nga z. Mark Wilimas  u prezentua përvoja e tij e gjatë në çështjet juridike si në aspektin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtarë dhe njëkohësisht gatishmëria e ti për të adresuar gjitha çështjet që konsiderohen të nevojshme nga grupet e interesit në përmbajtjen e doracakut. Në takim edhe njëherë nga gjithë përfaqësuesit e ndihmës juridike falas u konfirmua se gjatë punës së tyre kanë krijuar doracakë dhe mjete të ndryshme të punës për ndihmën juridike falas.  Megjithatë meqenëse secili i ka në formën e vet u rekomandua që të hartohet një doracakë i përbashkët i cili do ti përmbledhë praktikat më të mira si nga Agjencioni për Ndihmë Juridike Falas ashtu edhe të OJQ-ve si dhe të adresojë edhe komunikimet me klientët, menaxhimin e rasteve, procesin e monitorimit si dhe llojet e shkresave që janë të nevojshme dhe çështjet tjera ligjore që kanë rezultuar nga procesi i vlerësimit.

Manuali i praktikave më të mira, kryesisht pritet që në pjesën dërmuese të përbëhet në fushat e përcaktuara ku përfshihet lëmia civile kryesisht të drejtat pronësore, trashëgimia, kontestet nga marrëdhëniet e punës, pensionet.

Shpërndaje :