Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-06-2014

Trajnim i Trajnuesve – “Zhvillimi i profilit të një trajnuesi modern”

Me 06 – 07 qershor 2014, me qëllim të mbështetjes së trajnuesve në realizimin sa më me sukses të trajnimeve të ndryshme në lëminë e gjyqësorit, IGJK në kuadër të programit për trajnimin e trajnuesve ka realizuar trajnimin e radhës me temë  “Zhvillimi i profilit të një trajnuesi modern”.

Qëllim kryesor i këtij trajnimi ishte aftësimi i pjesëmarrësve në zbatimin e doracakut për trajnues, në zhvillimin e objektivave të trajnimit dhe teknikave interaktive mësimore, si dhe në hartimin e përmbajtjes së agjendave trajnuese dhe planit për zbatim të trajnimit.

Gjatë këtij trajnimi duke praktikuar metodologjinë dhe teknikat bashkëkohore të moderimit nga ana e trajnuesve, u demonstruan stilet dhe teknikat të cilat veprojnë si nxitëse për përmbajtjen dhe zhvillimin e trajnimit, u shpjeguan praktikat e punës së trajnuesit, aplikimi i teorive moderne të mësimit për të rritur, si dhe identifikimi i strategjive efektive të mësimdhënies.

Një pjesë e këtij trajnimi iu kushtua punës ne grupe duke hartuar agjendën dhe strukturën e përmbajtjes së trajnimit, përmes së cilës pjesëmarrësit patën mundësinë edhe të praktikojnë aftësitë e tyre prezantuese, mënyrën e planifikimit të trajnimit si dhe shpjegimin e metodologjisë dhe teknikave trajnuese.

Përfitues të këtij trajnimi ishin trajnuesit e IGJK-së të cilët do të angazhohen në gjashtëmujorin e dytë te vitit 2014.

 

Shpërndaje :