Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-09-2021

E drejta Kontraktuese – Kontrata e Ndërtimit

Më 21 dhe 22 Shtator 2021, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Checchi&Company Consulting Inc., si implementuese e Programit për Drejtësi Komerciale brenda Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), është duke vazhduar zhvillimin e pilot trajnimeve në fushën e së drejtës komerciale, më saktësisht me temën: “E drejta Kontraktuese – Kontrata e Ndërtimit”

Ky trajnim vije si vazhdimësi e procesit të rekrutimit të Trajnuesve në fushën Komerciale, dhe përmbushjes së planprogramit dhe pilot trajnimeve të parapara.

Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri më të shumta rreth Kontratës së Ndërtimit dhe veçrove të saj, formave të veçanta të kontratës së ndërtimit, efekteve juridike të kontratës së ndërtimit, të drejtat dhe detyrimet e ndërtuesit etj.

Gjatë ditës së dytë të trajtnimit do të trajtohen edhe temat e aspekteve të përgjithshme të kontratës së ndërtimit, shuarjes së Kontratës së Ndërtimit, Garancionit bankar, si dhe praktikës gjyqësore në rastet e kontratës së ndërtimit. Gjatë tërë trajnimit do të ketë edhe raste studimore nga praktika e trajnuesve dhe rasteve pranë gjykatave në përgjithësi.

Trajnimi është duke u zhvilluar virtualisht përmes platformës ZOOM, si rezultat i masave të sigurisë ndaj luftimit të pandemisë COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e departamentit Ekonomik, Gjyqtarët e departamentit të përgjithshëm-divizioni civil, bashkëpunëtorët e tyre profesional.

Shpërndaje :