Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-06-2014

Trajnim i Trajnuesve – “Etika Gjyqësore dhe Pavarësia”

Me 16 qershor 2014, IGJK në bashkëpunim me GIZ ka organizuar trajnimin e trajnuesve me temë “Etika Gjyqësore dhe Pavarësia”. Ky trajnim është realizuar nga trajnuesit e “Judicial College” të Mbretërisë së Bashkuar.

Synie kryesore të këtij trajnimi ishin avancimi i mëtutjeshëm i shkathtësive praktike të trajnuesve të IGJK-së dhe zhvillimi i materialeve adekuate për trajnime në sferën e etikës gjyqësore.

Përfituesit patën rastin që të analizojnë dhe aplikojnë metodat bashkëkohore të një trajnimi interaktiv të cilat përdoren nga ana e trajnuesve të Judicial College të Londrës. Përmes pjesëmarrjes aktive, përfituesit zhvilluan materiale trajnuese që mund të përdoren në trajnimet për këtë temë.

Përfitues: Trajnuesit IGJK-së të cilët do të angazhohen në trajnimet e etikës gjyqësore.

Shpërndaje :