Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-09-2021

Nën moduli – Kodi Penal-Pjesa e përgjithshme, sesioni i pestë, tema - “Bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale”

Më 24 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është  realizuar trajnimi teorik në lëmine penale, nga nën moduli “Kodi Penal -pjesa e përgjithshme” me trajnues z. Hashim Qollakaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apeli.

Nga ky sesion trajnues për gjyqtarët e sapo emëruar janë trajtuar: bashkëpunimi kushtet dhe karakteristikat për ekzistimin e tij, bashkëkryerja e domosdoshme, kryesi indirekt dhe përgjegjësia dhe ndëshkimi i bashkëkryerësve.

Metodologjia e trajnimit është  zbatuar me anë të rasteve praktike dhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar kështu të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :