Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-09-2021

Nën moduli – Kodi Penal-Pjesa e veçantë, sesioni i pestë, tema - “Veprat penale kundër ekonomisë”

Më 24 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është  realizuar trajnimi teorik në lëmine penale, nga nën moduli “Kodi Penal -pjesa e veçantë” me trajnues z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

gjatë këtij trajnimi të zhvilluar ky nën modul janë  trajtuar: Mashtrimi i konsumatorëve, tregtia e ndaluar, shmangia nga tatimi, pranimi i ryshfetit në sektorin privat, dhënia e ryshfetit në sektorin privat, kontrabandimi i mallrave, dhe shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore.

Metodologjia e trajnimit është  zbatuar duke shtjelluar raste praktike si dhe është  realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë komfor të gjitha masave anti COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :