Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-09-2021

Nën moduli – Krimi kibernetikë – “Shoqëria e Informacionit dhe Krimi kibernetikë” sesioni i parë

Më 29 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Krimi kibernetikë” me trajnues z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.

Gjatë realizimit të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar: Organizatat ndërkombëtare dhe krimi kibernetikë, dhe qasja e Këshillit të Evropës ndaj kësaj dukurie.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike, dhe metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, të ndarë në dy grupe, njëri grup është duke e ndjekur trajnimin në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë dhe grupi tjetër online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :