Më 29 shtator 2021, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Parashkrimi i kërkesave sipas dispozitave të LMD ”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me parashkrimin, si të llogarisin drejtë afatet e parashkrimit, dhe si të të përcaktojnë kohën e rrjedhjes së parashkrimit, ndërprerjes dhe vazhdimit të tij.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar dhe bashkëpunëtorë profesional nga gjykatat.
29-09-2021