Me 17 qershor 2014, IGJK në bashkëpunim me GIZ ka organizuar trajnimin me temë “Etika Gjyqësore dhe Pavarësia”. Ky trajnim është realizuar nga trajnuesit e “Judicial College” të Mbretërisë së Bashkuar.
Trajnimi kishte për qellim avancimin e mëtutjeshëm të shkathtësive të gjyqtarëve dhe prokurorëve për parimet e sjelljes gjyqësore.
Në fokus ishte pavarësia gjyqësore si një komponentë thelbësore për sundim të ligjit. Në këtë aspekt u elaboruan rreziqet që pengojnë pavarësinë gjyqësore dhe ballafaqimi me to. Për më tepër u diskutua për qasjet praktike në ruajtjen e pavarësisë gjyqësore, masat që rekomandohet të ndërmerren dhe sugjerime për të ashtuquajturën “kontroll shëndetësor” të etikës dhe pavarësisë gjyqësore.
Përfitues: gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës.
20-06-2014