Më 30 Shtator 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Praktika aktuale e Gjykatës Kushtetuese sipas kërkesave-ankesave në lëminë civile”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Bekim Sejdiu, profesor në Universitetin e Prishtinës - Fakulteti Juridik dhe z. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me lejueshmërinë e kërkesave, raportin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me gjykatat e rregullta në kontekst të dispozitave Kushtetuese, përvoja e kësaj gjykate sipas kërkesave - ankesave në lëminë civile, dhe rolin e kontrollit incidental të kushtetutshmërisë.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë Gjyqtarët nga Gjykata Supreme e Dhomës Posaçme, Gjykata e Apelit si dhe Gjyqtarë nga niveli Themelor.
30-09-2021