Më 30 Shtator 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin obligativ për sistemin prokurorial me temë: “Etika Profesionale”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të prokurorëve lidhur me standardet e sjelljes dhe etiken profesionale duke u bazuar në vlerat dhe parimet e Kodit të Etikës si dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit, siç janë: pavarësia, paanshmëria, integriteti, llogaridhënia, transparenca dhe profesionalizmi.
Me rastin e këtij trajnimi është fokusuar në elaborimin e ndryshimeve ligjore sa i përket përgjegjësisë disiplinore, pastaj zhvillimi i procedurës disiplinore, përgjegjësitë e autoritetit kompetent, panelit hetimor, zhvillimi i seancës dëgjimore para Këshillit, vendimi i Këshillit, ankesa ndaj vendimeve të Këshillit në Gjykatën Supreme. Gjithashtu pjesë e këtij trajnimi ka qenë edhe marrëveshja vullnetare për shkeljen e supozuar disiplinore dhe publikimi i vendimeve.
Gjatë trajnimit u vu në pah çështja e respektimit të sjelljeve etike si përgjegjësi që ndikon në ngritjen e imazhit jo vetëm të prokurorit por edhe të të gjithë sistemit prokurorial.
Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive të pjesëmarrësve të trajnimit dhe të trajnuesve të çështjeve etike përmes rasteve studimore.
Përfitues në këtë trajnim ishin 37 prokurorë, prej tyre 2 nga Zyra e Prokurorit të Shtetit, 2 nga Prokuroria Speciale dhe 33 nga Prokuroritë Themelore.
30-09-2021