Më 01 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e veçantë ” me trajnues z. Avni Mehmeti, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë trajtuar: shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, asgjësimi, dëmtimi dhe heqja e instalimeve publike, asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës, ndërtimi pa leje, punimet ndërtimore të kundërligjshme, veprat penale të armëve dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike, dhe metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë të kombinuar, të ndarë në dy grupe, njëri grup e ka ndjekur trajnimin në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë dhe grupi tjetër online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
01-10-2021