Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-10-2021

Nën moduli – Kodi Penal-Pjesa e përgjithshme, sesioni i tetë, tema - “ Sanksionet penale - dënimet kryesore ”

Më 04 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e përgjithshme ” me trajnues z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues temat që po trajtohen janë: Marrëveshja për të kryer vepër penale, kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimi për bashkëpunim, dënimet dhe llojet e tyre, dënimet kryesore dhe qëllimi i dënimit me kusht.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :