Më 04 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal - pjesa e veqantë ” me trajnues z. Avni Mehmeti, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Temat të cilat po trajtohen në ketë sesion janë: Rrezikimi i trafikut publik, ngasja në gjendje të paaftë apo te dehur, rrezikimi i trafikut publik me veprimi apo mjete te rrezikshme, lajmërimi apo kallëzimi i rremë, dhe legalizimi i përmbajtjes së rreme.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
04-10-2021