Më 05-06 tetor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Program i Specializuar Trajnimi Shpëlarja e parave dhe hetimi financiar- Sesioni III”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Behar Xhema, zv. Drejtor në Njësinë e Inteligjencës Financiare, z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me veprat penale më komplekse për shkak të mënyrës së kryerjes dhe personave të përfshirë si kryerës.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët dhe gjyqtarët e shkallës së parë dhe shkallës së dytë, duke përfshirë në veçanti edhe prokurorët special dhe gjyqtarët e departamentit special në të dy nivelet.
05-10-2021