Më 06 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e përgjithshme ” me trajnues z. Burim Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues, janë trajtuar: Pasojat dhe kohëzgjatja juridike të dënimit, rehabilitimi ligjor dhe rehabilitimi gjyqësor.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë, duke i zbatuar kështu të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
06-10-2021