Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-10-2021

Nën moduli – Kodi i Procedurës Penale-Procedura parapenale, sesioni i dytë, tema - “ Roli i gjyqtarit të procedurës paraprake në këtë stad të procedurës penale”

Më 11 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i Procedurës Penale-Procedura parapenale ” me trajnues z. Zyhdi Haziri, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues temat që po trajtohen janë: Roli i gjyqtarit të procedurës paraprake në këtë stad të procedurës penale dhe roli i gjyqtarit të procedurës paraprake tek ndalimi policor dhe arrestimit. Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :