Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-10-2021

Nën moduli – Kodi i Procedurës Penale-Roli i gjyqtarit në procedurën para penale, sesioni i parë, tema - “ Roli i gjyqtarit të procedurës paraprake në procedurën penale”

Më 11 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i Procedurës Penale-Roli i gjyqtarit në procedurën para penale ” me trajnues z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni të parë trajnues temat që po trajtohen janë: Kompetenca dhe roli i gjyqtarit në procedurën paraprake, roli i gjyqtarit të procedurës paraprake në caktimin, vazhdimin dhe heqjen e masave për sigurinë e prezencës së të pandehurit në procedurën penale.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :