Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-10-2021

E drejta për jetë private, jetë familjare, të vendbanimit dhe korrespodencës, për tu martuar dhe krijuar familje dhe për barazi të bashkëshortëve – neni 8 KEDNJ

Më 15 Tetor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “E drejta për jetë private, jetë familjare, të vendbanimit dhe korrespodencës, për tu martuar dhe krijuar familje dhe për barazi të bashkëshortëve – neni 8 KEDNJ”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Admir Shala, Kryeprokuror i prokurorisë Themelore në Prizren dhe z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me të drejtën e jetës private dhe familjare.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës dhe bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :