Sot më 19 Tetor 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, projekti PECK III, është duke e realizuar Trajnimin e Trajnuesve me temë: “Financimi i Terrorizmit”.
Trajnimi i Trajnuesve i cili do të zgjasë 3 ditë, nga data 19 Tetor 2021 deri më 21 Tetor 2021, do të trajtojë konceptet kryesore të financimit të terrorizmit dhe kornizën ndërkombëtare për financimin e Terrorizmit. Gjatë ditës së I-rë do të trajtohen edhe metodat dhe teknikat e financimit të terrorizmit si dhe korniza ligjore në Kosovë, çështje që do të ligjërohen nga eksperti ndërkombëtar Theo Byl.
Në ditën e dytë dhe të tretë të trajnimit do të shtjellohen edhe çështjet rreth identifikimit të masave të përshtatshme hetimore, qarkullimit të parasë, mbledhjes së dëshmive, koordinimit të aseteve, koordinimit nacional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar etj, të ligjëruara nga ekspertja ndërkombëtare Arvinder Sambei. Gjatë trajnimit do të diskutohen edhe raste praktike sidomos rasti i Zschüschen ku pjesëmarrësit do të ndahen në grupe punuese.
Nga përfundimi i këtij trajnimi do të mblidhen të dhëna dhe informata shtesë në përgatitjen dhe pasurimin e doracakut të trajnerëve për financimin e Terrorizmit, që do ju shërbejë Gjyqtarëve, Prokurorëve, Policisë.
Trajnimi është duke u zhvilluar në mënyrë fizike, gjithmonë duke i respektuar të gjitha masat e parapara me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, rreth higjienës, distancës, hapësirës me qëllim të ruajtjes nga virusi COVID-19.
Përfitues të Trajnimit janë: Gjyqtarët nga Gjykatat Themelore dhe Apelit – Departamenti Special, Prokurorë nga Prokuroria Speciale, Përfaqësues nga Njësia e Inteligjencës Financiare si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës.
19-10-2021