Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-10-2021

Krimet e luftës

Më 19-20 Tetor 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Krimet e luftës”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Drita Hajdari, Prokuror në Prokuroinë Speciale të Kosovës, z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe z. Amer Alija, analist ligjor dhe monitorues i krimeve te luftës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me përgjegjësitë penale për krimet e luftës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarët nga Departamenti Special i të dy niveleve, gjyqtarë nga DKR, gjyqtarë nga niveli i Supremes, Apelit dhe atij themelore si dhe Prokurorët e PSRK-së.

Shpërndaje :