Më 21 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i Procedurës Penale-Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale ” me trajnues z. Valon Kurtaj, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto nën tema: Të kuptuarit e dëshmitarit në përgjithësi, dëshmitarët në një proces penal, llojet e dëshmitarëve në përgjithësi dhe sipas KPPRK dhe dëshmia e dëshmitarit në shqyrtim gjyqësor. Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
21-10-2021