Më 26 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore” me trajnues z. Avni Mehmeti, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Në kuadër të moduli Kodi i Procedurës Penale, është duke u realizuar sesioni i dytë trajnues nga nën moduli “Procedura ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore” nga i cili po trajtohen nën temat:Ekzamini psikiatrik nga eksperti në procedurën penale, observimi në institucionin shëndetësor, urdhëri për ekzaminimin dhe institucioni kompetent për ekzaminimin psikiatrik.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë, duke i zbatuar kështu të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19 dhe atë online përmes platformës “ZOOM”.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
26-10-2021