Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-06-2014

Konferenca e Rrjetit HELP

Më 16 dhe 17 qershor 2014, në Selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës është organizuar Konferenca e Programit Evropian për Arsimimin e Profesionistëve Ligjor në fushën e të Drejtave të Njeriut (HELP). Kjo konferencë është financuar nga fondi i mirëbesimit për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë konferencë u trajtua tema: “Prej trajnimeve të mira drejtë aktgjykimit të drejtë, sfidave, metodologjisë dhe perspektives së mirë”.

Qëllimi i konferencës ishte krijimi i një forumi diskutimesh në mes të Institucioneve Vendore të Trajnimit dhe 47 anëtarëve të Shoqatave të Avokatëve të Këshillit të Evropës, për mënyrat e ngritjes së rezultateve të trajnimeve për Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për profesionistët ligjor në promovimin e bashkëpunimit konkret dhe efektiv në mes të të gjithë institucioneve përkatëse.   

Kjo konferencë është vijuar nga 150 pjesëmarrës përfshirë këtu edhe Institutin Gjyqësor të Kosovës përfaqësuar nga Drejtori i Institutit si vëzhgues i HELP-it për arsyen se Kosova ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës.

Shpërndaje :