Më 04 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Shqyrtimi gjyqësor” me trajnues z. Afrim Shala, U.d. Kryetar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të sesionit janë duke u trajtuar marrja në pyetje e dëshmitarëve, deklarimi i ekspertit, provat e marra jashtë gjykatës, leximi i procesverbaleve ose riprodhimi i regjistrimeve, marrja në pytje e të akuzuarit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar i kombinuar, në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë, duke i zbatuar kështu të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19 dhe atë online përmes platformës “ZOOM”.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
04-11-2021