Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-11-2021

Nën moduli – Procedura sipas mjeteve juridike, tema - “ Bazat ankimore për ushtrimin e ankesës” sesioni i dytë

Më 04 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura sipas mjeteve juridike ” me trajnues z. Hashim Çollaku, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të sesionit janë duke u trajtuar bazat ankimore për ushtrimin e ankesës, shkeljet esenciale të dispozitave Kodit të Procedurës Penale, vërtetimi i gabuar dhe jo i plotë i gjendjes faktike, rastet kur ushtrohet ankesa kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në Gjykatën Supreme dhe ankesa kundër  aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjykatën e Apelit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ ZOOM” në kohë reale.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :