Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-11-2021

Nën moduli – Procedura sipas mjeteve juridike, sesioni i tretë, tema - “ Mjetet e jashtëzakonshme juridike ”

Më 05 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i Procedurës Penale-Procedura sipas mjeteve juridike ” me trajnues z. Hashim Qollakaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Llojet e mjeteve të jashtëzakonshme juridike, kërkesa për rishikimin e procedurës, kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme juridike dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ ZOOM” në kohë reale.

Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :