Gjatë kësaj tryeze u trajtuan dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me procedurën parapenale dhe hetimore të cilën e zbaton prokurori i shtetit. Gjithashtu, aktvendimi mbi fillimin e hetimit, kohëzgjatja, zgjerimi, pezullimi dhe pushimi i hetimeve kanë qenë objekt trajtimi në këtë trajnim, përfshirë të drejtat e të dëmtuarit në procedurën e hetimeve.
Kjo tryezë u realizua përmes prezantimeve të shkurtra teorike, diskutimit interaktiv dhe nxjerrjes së rekomandimeve rreth aplikimit në praktik të dispozitave të reja ligjore të KPPK.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore dhe prokurorët e prokurorive themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.
02-04-2013