Sot me dt. 26 qershor 2014, IGJK organizon trajnimin me temën “E drejta e BE-së dhe efekti i saj në të drejtën vendore”.
Trajnimi do te ketë në fokus efektin e së drejtës së BE-së në të drejtën vendore, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian –përbërja, detyrat dhe kompetencat dhe procedura në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së dhe vendimi paraprak.
Përfitues të këtij trajnimi do të jenë gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor dhe të apelit si dhe prokurorë special.
26-06-2014