Me 24 – 25 qershor, në Beograd, është realizuar pilot trajnimi për profesionistët gjyqësor në fushën e trafikimit me njerëz. Trajnimi është organizuar nga UNODC dhe Akademia e Drejtësisë së Serbisë.
Qëllimi i trajnimit ishte diskutimi dhe vlerësimi i praktikave të vendeve të regjionit në sferën e trafikimit me njerëz për profesionistët gjyqësor të vendeve të Evropës Juglindore.
Përmes prezantimeve didaktike dhe ushtrimeve interkative, në trajnim, u elaboruan intervistomi, vlerësimi i riskut, ballafaqimi me strategjitë e mbrojtjes, hetimi (objektivat, format dhe mundësitë) si dhe teknikat e veçanta.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues të institucioneve të trajnimit gjyqësor të vendeve të regjionit si dhe gjyqtarë dhe prokurorë nga këto vende.
30-06-2014