Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-11-2021

Takimi i Këshillit Programor të Akademisë së Drejtësisë

Më 19 nëntor 2021, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Programor të AD-së me përbërjen e re të anëtarëve.

Në fokus të këtij takimi, si pikë kryesore ishte diskutimi dhe shqyrtimi i draft Programit Trajnues për vitin 2022.

Gjatë takimit, anëtarët e Këshillit Programor diskutuan lidhur me përmbajtjen, strukturën, temat e përfshira në Programin Trajnues 2022, metodologjinë e realizimit të trajnimeve, kohëzgjatjen e sesioneve të trajnimit, si dhe për çështje tjera të rëndësishme për zbatimin e këtij programi trajnues.

Këshilli Programor përveç rishikimit të draft- Programit Trajnues për vitin 2022, dhanë edhe rekomandimet e tyre, të cilat do t’i prezantohen Këshillit Drejtues të AD-së për diskutim dhe miratim në takimin e radhës.

Shpërndaje :